Aktualitet

Shpërndau para në zgjedhje, arrestohet ish-kandidati i LSI Etjon Joka














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:13 - 16/10/21 |
mapo.al

Arrestohet ish-kandidati i LSI në Tiranë Etjon Joka i akuzuar për korrupsion në zgjedhjet e 25 prillit. Joka ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” që pasi u filmua duke shpërndarë para. Ndaj 32-vjeçarit ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ në mungesë, ndërsa sot është vënë në pranga.






“Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, thuhet në njoftim.


Dy ditë para zgjedhjeve është publikuar një video ku Joka shfaqej duke premtuar para për blerjen e votave në Tiranë. Me zë në një video të publikuar ish-kandidati i LSI u shfaq teksa i jep 100 dollarë një qytetari që ishte angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Po ashtu në të njëjtën video, një person i quajtur Edison Babo vijonte pazaret ku premtonte punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.







Këto akuza vetë Joka i ka mohuar duke thënë se është e sajuar. Ai ishte i renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë ndërsa mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 Prillit, kur edhe ishte i shpallur në kërkim.




1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas