Legjendat angleze e kanë cilësuar si “idiot”, gjyqtarin e ndeshjes finale mes Francës dhe Kroacisë, Nestor Pitana, për performancën e tij gjatë pjesës së parë, ku ishte edhe shumë i kontestuar me vendimet e tij.
Roi Kin, një legjendë e futbollit anglez, thekson: “Futbolli është loja më e bukur në planet, por vendime të tilla, si ajo për penalltinë, padyshim që ma shpifin. Kroatët nuk e meritonin atë vendim të çuditshëm, dhe të turpshëm. Arbitri me siguri nuk ka luajtur kurrë futboll në jetën e tij, jua garantoj. Kemi të bëjmë me një idiot”.
Ndërkohë, opinionisti i BBC, Alan Shirer, shtoi: “Ajo prekje me dorë nuk ka mundësi të jetë e vullnetshme. Arbitri ka bërë një gabim të madh në finalen e Kupës së botës.” Diçka të tillë e kanë konfirmuar edhe legjenda si Rio Ferdinand apo Jurgen Klinsman.
Te gjithe keta qe flasin jane kundershtare te Frances, po mire more idiote kur e prek topin me dore ne menyre te pavullneteshme dhe ndryshon drejtim, cfare jepet, apo edhe ju kaq dini, se po ta prekesh topin ne menyre te qellimshme pervec penalltise jepet edhe karton i kuq.
Ky eshte favori qe u beri Gjyqtari ……kroateve, prekje me dore dhe ku, brenda zones se 5 metrave..