Një banesë ka marrë flakë si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Panaja të Vlorës. Si pasojë kanë marrë plagë djegieje 62-vjeçari L.S. dhe bashkëshortja e tij M.S., 49 vjeçe.
L.S është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore, ndërsa M.S po trajtohet në spitalin e Vlorës.
Njoftimi i plotë:
Në fshatin Panaja, Vlorë, si pasojë e flakëve të shkaktuara nga bombola e gazit, kanë pësuar djegie në banesën e tyre shtetasit L.S., 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij M.S., 49 vjeçe.
Si pasojë M.S ndodhet në Spitalin e Vlorës, ndërsa shtetasi L.S është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.