Aktualitet

Bombola rrjedh gaz në një fshat të Bulqizës, humb jetën nëna me dy fëmijët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:20 - 14/02/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë. Një bombol ka rrjedhur gaz brenda një banese dhe ka marrë jetën e tre personave.  Gazeta MAPO mëson se tragjedia ka ndodhur në familjen e Ylber Tolës.


Nëna 45-vjeçare, Rajmonda Tola humbi jetën bashkë me dy fëmijët, vajzën 22-vjeçare Rudinën dhe Fatjonin djalin 15 vjeç, të gjithë të helmuar siç dyshohet nga një rrjedhje gazi prej bombolës që kishin në shtëpi.



Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.Tola, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit“, – thotë policia.


Gjithashtu vajza tjetër e familjes ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në Tiranë, por është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se fshati Ostren i Madh është fshati më i largët i qarkut të Dibrës.

Fshati Ostren i Madh, ku ka ndodhur tragjedia

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Kryebashkiaku Bulqizës

‘Bëhet fjalë për një ngjarje tragjike familjare, ka humbur jetën e ëma rreth 42-45 vjeç, djali 14 vjec, dhe vajza rreth 19 vjeç, ndërsa ajo që ka mbijetuar është 16 dhe është në ambulancë dhe është duke u transportuar në spitalin e Bulqizës. Kushtet e motit janë të pafavorshme për transportimin e saj me helikopter. Është ende e paqartë nëse bombola ka shpërthyer apo kemi të bëjmë me rrjedhje gazi, por po merren organet e policisë. Është 1 orë me makinë, larg Bulqiza.

Nga komshinjtë na rezulton të jetë ose shpërthim ose rrjedhje e gazit dhe asfiksi nga gazi, policia po heton. Ne u njohëm me ngjarjen përpara një ore, nuk e di se kur ka ndodhur. Po shqetësohemi më shumë tani për të mbijetuarën. E mbijetuara për një periudhë shumë të shkurtër do të jetë në spitalin e Bulqizës, kushtet e motit janë të pafavorshme për ngritjen e helikopter”, tha Lefter Alla, kryetar i Bashkisë së Bulqizës.


Etiketa: , , , ,

Pas