Durrës – Dy persona janë plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Arapaj, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesë.
Bëhet fjalë për familjarët të identifikuar me inicialet S.S. dhe R.S., të cilët si pasojë e plagëve të marra, nga shpërthimi i bombolës, i janë drejtuar spitalit për shërbim mjekësor.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 19.02.2021, në orën 08:35, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës janë paraqitur për të marrë mjekim shtetasit S. S. dhe R. S, banues në Arapaj, Durrës, të cilët kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit në banesë. Shtetasit S. S. dhe R. S. ndodhen nën kujdesin e mjekëve.