Në qytetin e Ferizajt të Kosovës ka shërthyer një bombol gazi në një lokal.
Drejtori Rajonal në Policinë e Ferizajt, Emin Beqiri, ka konfirmuar për mediat kosovare se numri i të lënduarve ka shkuar në 31.
Teksa foli për Express, Beqiri tha se viktimat kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore dhe në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë.
Po ashtu si pasojë e gjendjes së rënduar, 7 persona janë nisur për shërim në QKUK në Prishtinë.
“Shpresojmë që të mos kemi raste me pasoja fatale”, përfundoi Emini.
Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia dhe njësitet e tjera relevante po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.
Pamjet nga vendi i ngjarjes mund t’i shihni në linkun e lajmit më poshtë.