Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Tapizë, plagoset një grua














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:23 - 09/05/21 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një banesë në Tapizë të Krujës, ku ka shpërthyer bombola e gazit. Për pasojë, nga shpërthimi ka mbetur e plagosur një grua.






Ngjarja ndodhi rreth orës 09:20, në Tapizë.


Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bombola ka shpëthyer aksidentalisht në banesën e shtetasit me inicialet M.S., të cilën e përdornin për gatim.





Për pasoje është lënduar bashkëshortja, shtetësia A.B., e cila ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.



Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi zyrtar

Më datë 08.05.2021, rreth orës 09:20, në Tapizë, Krujë, në banesën e shtetasit M.S., ka shpërthyer, aksidentalisht bombula e gazit, të cilën e përdornin për gatim.

Për pasoje është lënduar bashkëshortja, shtetësia A.B., e cila ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën

 

31


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas