Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Yzberisht, 3 femra të plagosura (Foto+Video)




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:54 - 15/01/20 |
mapo.al

Një bombol gazi ka shpërthyer në Yzberisht, mëngjesin e sotëm. Nga shpërthimi është plagosur pronarja e byrektores, si dhe dy punonjëset. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimi të bombulës së gazit.


Në byrektoren ku ndodhi shpërthimi, dëmet janë të konsiderueshme. Xhama të thyer, pajsije që kanë dalë jashtë biznesit dhe shumë qytetarë që janë larguar me vrap të frikësuar në momentin e shpërthimit. Policia dhe zjarrëfiksja ndodhen në vendngjarje, për të zbuluar shkakun e shpërthimit.


Tiranë/Informacion Paraprak



Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas