Një tjetër banesë në Vlorë është shkrumbuar për shkak të shpërthimit të një bombole gazi.
Policia e Vlorës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:27, në fshatin Drashovicë, ku për shkaqe aksidentale ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasit R.H.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz ndërsa banesa ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Grupi hetimorë dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendin e ngjarjes. Vijojnë veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërsa mëngjesin e sotëm në 05:53, në Selenicë të Vlorës mori flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të gazit. Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar çifti i bashkëshortëve.