“Ishte farsë”. Kështu e ka quajtur Edit Harxhi, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD mbledhjen e të premtes, ku u miratua edhe statuti i ri i partisë.
Ajo ka zbardhur detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura, në emisionin “Kjo Javë” në News24, ku ka treguar se ka pasur debate të forta për disa pika, sic është kufizimi i mandatit të kryetarit dhe çështja e simboleve të partisë. Por si e ka parë zonja Haxhi mos praninë e zotit Berisha në mbledhjen e të premtes?
“Flet shumë më tepër me heshtjen e tij, s’ka dashur të jetë pjesë e një procesi ku ai do duhej të bëhej palë deri diku dhe ndoshta ka menduar është shumë më mirë të qëndrojë jashtë këtij debati të nxehtë. E ka thënë që është larg vendimmarjes në parti e në një farë mënyre i ka hapur rrugë të rinjve”.
Për nga mënyra e organizimit, mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD ishte tha Haxhi si:
“pleniumi të partisë së punës, edhe formati s’kishte kolegjialitet në atë mbledhje, u thye debati”.
Teksa i ka bërë një thirrje demokratëve:
“Dje ishte vetëm fillimi i asaj që do të vazhdojë më tej, dua ti bëj thirrje të gjithë demokratëve. Nuk bëhet PD më mirë nëse ka formacione të tjera që do dalin jashtë saj, politikanë si Basha janë kalimtarë që koha dhe ky sistem do i shkartisi shumë shpejt, edhe ata politikanë që nuk u bënë kurrë liderë”.