Aktualitet

Tiranë/ “Shpërthen” koronavirusi në call center, 15 të infektuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:29 - 26/05/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë njoftoi 25 raste të reja me koronavirus në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.


Gjithashtu, është shënuar edhe viktima e 33-të nga Covid-19. Bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në Spitalin Infektiv.


Sipas MSH, në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe vatra të reja në Tiranë.


Ashtu si me fasoneritë, tani shpërthimet kanë nisur në ‘call center’, sërish aty ku opozita kishte paralajmëruar të bëhej kujdes. Mësohet se 15 nga të infektuarit në Tiranë janë punonjës të call center.


“Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë,” lajmëroi MSH.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë-80
Durrës-54
Krujë-24
Shkodër-12
Berat-10
Kamëz-9
Fier-2
Mirditë-1
Korçë-1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas