Covid-19 është përhapur gjerësisht në qarkun e Korçës.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se në këtë qark janë identifikuar së fundmi 51 raste të reja.
Mësohet se 10 prej të infektuarve të fundit janë mësues. Vetëm për Bashkinë e Korçës janë mbi 50 mësues të infektuar. Numri total për bashkinë e Pogradecit ka shkuar në mbi 16, ndërsa të infektuar ka edhe në Ersekë.
Po kështu, Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se 17 pacientë të infektuar me Covid-19 kanë ndërruar jetë, ndërsa janë konfirmuar 795 raste të reja nga 2352 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Kjo rezulton të jetë shifra më e lartë e pacientëve të prekur me Covid, që kanë humbur jetën në harkun kohor të 24 orëve në Shqipëri.