Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë është prekur nga COVID-19, ku pozitivë kanë rezultuar 4 gjyqtarë dhe 6 sekretare.
Mes të infektuarve janë edhe sanitarete Gjykatës.
Sipas infomacioneve, i janë marrë tamponet një pjese të stafit, ndërsa bëhet me dije nga burime konfidenciale se disa punonjës të gjykatës kanë kërkuar pezullimin e punës për shkak të përhapjes së masë të virusit.
Gjykata ka ndërprerë seancat deri në datën 11 nëntor. Edhe në Vlorë problem vazhdon të mbetet mungesa e tamponëve.
Thuajse të gjitha institucionet e Vlorës janë prekur nga Covid duke përmendur Bashkinë, Prefekturën, kopshtet apo edhe Universitetin.