Aktualitet

Shpërthen Lubonja: Çfarë do presim, të na hyjnë në shtëpi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:34 - 03/08/20 |
mapo.al

Analisti Fatos Lubonja është lëshuar me tone revolte sot në një intervistë në studion e News 24. Ai tha se këtu krimi dhe bandat janë sheshit. Lubonja solli shembullin se si munden disa të marrin vila 500 mijë euroshe, apo disa të rinj të kalojnë pushime luksoze, si ato me 300 euro nata në Jug.


Ai përmendi po ashtu ndërtimet e grataçelave në Tiranë, si një shpërthim kriminal të parave të pisëta.


“Ku i kanë marrë këto para, nga erdhën këta që kanë kaq shumë para”, ngriti Lubonja pyetjen, duke akuzuar drejpërdrejt SPAK-un që nuk merret me këto çështje dhe është selektiv.


Sipas tij, ajo çfarë po ndodh është se kemi një bandë në pushtet, që kërkon të eleminojë të gjitha bandat e tjera.


Nuk ka drejtësi, shtoi ai, duke patur parasysh se si u shemb teatri në errësirë, dhe se si po tentohet t’u mbyllet goja njerëzve.

“Çfarë do presim, të na hyjnë në shtëpi”, ngre pyetjen analisti i njohur.


Etiketa: ,

Pas