fbpx

ShowBizz

Shpërthen Madonna: Instagrami i bën njerëzit të ndjehen keq





               Publikuar në : 14:26 - 16/06/19 |
mapo.al

Mbretëresha e popit, Madonna i është kundërvënë së fundmi rrjetit social “Instagram”. Ndonëse ka rreth 14 milionë ndjekës, Madonna është shprehur e revoltuar se “Instagram” i skllavëron njerëzit, në përpjekje për të marrë miratimin e të tjerëve.


“Ti gjendesh duke krahasuar veten tënde me të tjerët. A duhet të jesh kështu, të veprosh kështu, të dukesh kështu? A do të më bëjë mua kjo më popullore apo më të suksesshme?”- u shpreh ajo për prestigjiozen “The Sun”.  60-vjeçarja vijoi duke shtuar: Unë mendoj se Instagrami i bën njerëzit të ndjehen keq.



Përgjatë intervistës, Madonna nuk ngurroi ta cilësonte veten fatlume për faktin e të qenurit pjesë e një brezi që është rritur përpara se mediat sociale të ekzistonin.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas