Ish-deputeti i PD dhe njëherazi pedagogu i njohur, Mark Marku thotë se për Vangjush Dakon, Edi Rama shkarkoi Fatmir Xhafajn. Sipas tij, Prokuroria në vendin tonë nuk është e lirë të bëjë punën e saj pasi kryebashkiaku i Durrësit, shtoi ai, duhet të ishte arrestuar. “U shkarkua të fshihet këtë krim elektoral. Ju mendoni se ka prokurori këtu. Këtu ka prokurori leshi, Prokurori në Shqipëri? Po të kishim prokurori nuk do kishim këto probleme. Nuk ke shtet këtu. Edhe mund të arrestojnë dhe Dakon, por kjo nuk e zgjidh problemin”, theksoi Marku në studion e “Opinion”.
Ndërsa analisti Afrim Krasniqi mendon se Qeveria nuk do të shkojë drejt arrestimit të Vangjush Dakos. Ai tha se PS në kohën kur dolën akuzat mund t’i kishte kërkuar dorëheqjen. “Nuk mendoj që është rasti ky për një kokë turku, PS meqë është partia e kryetarit të Durrësit mund t’i kishte kërkuar të jepte dorëheqjen.
Gjithë procesi tjetër nuk ka lidhje. Ka 65 raste për vjedhje votash, akuza për vjedhje votash. Ka një ndërhyrje nga politika për këto. Ne kemi arritur në një pikë, për të bërë amnisti për disa njerëz që sjellin mandate. Për Dakon nuk ka prova që tregojnë se ka shkelje të ligjit”, theksoi Krasniqi.
/Mapo.al/