Një makinë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm me lëndë eksplozive në zonën e Freskut, Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 07:40, në fshatin Qesarakë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mjeti tip “Porche” që u përfshi nga zjarri, ishte i parkuar në garazhin e një pallati në pronësi të biznesmenit Saimir Nasi.
Naski është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje. Ende nuk dihen rrethanat dhe identiteti i autorit/ëve, por grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për çështjen.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, në rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.