Aktualitet

“Shpërthen” Nishani: Basha zhgënjimi më i madh në politikë, dështim për PD














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:01 - 28/07/21 |
mapo.al

Kryetari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Bujar Nishani, ishte i ftuar në “Përballë”, ku ka komentuar zhvillimet në PD, si dhe ka hedhur të tjera akuza në adresë të kryedemokratit Lulzim Basha.






Ish-kreu i shtetit tha se dikur ka besuar se Basha mund të ishte një zgjedhje e mirë për PD, por rezultoi një projekt i dështuar, i paaftë dhe i pazoti për të qenë lidër.


“Askush nuk është i pagabueshëm. Nuk kam qenë pjesë e zgjedhjes së Bashës si kryetar i PD sepse kam qenë president, por kam menduar dhe besuar që zgjedhje më e mirëe për PD në atë kohë ishtë zoti Basha.







Mendoja se do ishte i zoti dhe i aftë dhe do kishte kulturën e mjaftushem për të ndërtuar ekipin e duhur.



Lexo edhe :  Përjashtimi i Berishës/ Tabaku: Vendim i detyruar për të ardhmen e PD

Pra kam qenë i gabuar dhe njëriu mund të gabojë, por e rëndësishme është se si reflekton, apo mbetesh peng i gabimit.



Rezultoi një projekt i dështuar për PD. E ka mbyllur ciklin për të qenë lider i PD, sepse kur dështon e ke dhe një shans të dytë, por kur dështon dhe për herë të dytë dhe për herë të tretë”, shtoi Nishani.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas