Topi: Ky personazh që nga vitit 1968 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar Partie, dhe njëzet e dy vite të tjera bën përralla me komunizmin
Presidenti i Republikës ka vendosur t’ia kthejë flakë për flakë kryeministri, ndërsa pas akuzës së këtij të fundit se nuk kishte firmosur ligjin për lustracioni, i ka kërkuar të japë shpjegime për polifotot me anëtarët e byrosë politike. Topi ka hequr dorë nga qëndrimi në heshtje duke sulmuar ashpër kryeministrin të cilin e ka quajtur sekretar partie dhe hipokrit. “Pra, kur bëhet pastaj ballafaqimi i figurave që nuk kanë të bëjnë fare me diktaturën, por që kanë konsumuar diktaturën e të tjerëve, ndërkohë që ky personazh që nga vitit 1968 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar Partie, dhe njëzet e dy vite të tjera bën përralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur në dorë mekanizmin, atëhere thoni ju se ku qëndron e vërteta”.
Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaroi se Ligji për Lustracionin është kthyer si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese dhe mori kundërshtim të ashpër nga Komisioni i Venecias dhe komuniteti ndërkombëtar. Në një deklaratë për mediat kreu i vendit akuzoi kryeministrin se nuk po mban premtimet që i ka bërë shqiptarëve, duke nisur që nga kompensimi i ish-pronarëve e duke vijuar me dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë.
Fjala e zbardhur e Presidentit:
Pyetje:Zoti President, ju kanë akuzuar dje se keni pasur frikë në momentin kur duhet të dekretonit “Ligjin për Lustracionin”, që ju nuk e dekretuat, por e latë të hynte në fuqi në heshtje. Keni pasur frikë në atë periudhë apo jo?
Presidenti Topi: “Kjo është një temë, besoj, e konsumuar prej kohësh. Unë, natyrisht që jam në dijeni të deklaratave dhe të një inkursioni të organizuar. Sërisht, duke dalë mjaft njerëz e duke akuzuar, unë kam ruajtur një profil shumë institucional, nuk jam marrë me ta, por duke dalë Kryeministri, sigurisht një përgjigje për të e kam. Për ta parë çështjen e ligjit në fjalë: Ky është një ligj, që është kthyer si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Është një ligj, që mori një kontestim të ashpër, do të thoja, edhe nga Komisioni i Venecias, edhe nga partnerët ndërkombëtarë.
Përsa i përket moralit të ligjit, unë kam firmën time në vitin 2006 së bashku me zotin Majko, në një projektligj që asnjëherë nuk u miratua nga Parlamenti. Pra edhe sot e kësaj dite, ai ligj meriton që të miratohet dhe jo të deformohet për t’u bërë antikushtetues. Pastaj ka diçka tjetër që ka të bëjë me moralin. Ju e dini që njeriu që akuzon duhet të japë shpjegime për polifotot me anëtarët e Byrosë Politike të kohës së diktaturës dhe është gati-gati ironike dhe një hipokrizi e papranueshme që në krye të Komisionit të Ligjeve, aty ku certifikohen ligjet edhe për të përndjekurit, është pasardhësi i një personazhi të nomenklaturës së lartë të kohës së diktaturës.
Pra, ky personazh, ka marrë pak a shumë pamjen dhe fizionominë e David Koperfildit. Është bërë iluzionist. Ka njëzet e dy vjet që u thotë shqiptarëve se do t’u kthejë pronat dhe nuk ua kthen. U thotë të përndjekurve politikë që do të kompensoheni dhe për njëzet e dy vjet me radhë nuk e bën. Ndërkohë që ka qenë detyrimi i parë për ta realizuar. Pikërisht ky ka qenë programi i Partisë Demokratike, për të cilin ne jemi rivotuar në vitin 2005, për të cilin ne kemi bërë një luftë që ka qenë shumë parimore dhe kjo punë nuk mund të shkojë më me deklarata. E ka pasur mundësinë. Ka shtatë vjet që është për së dyti në pushtet dhe nuk e bën.
Pra, kur bëhet pastaj ballafaqimi i figurave që nuk kanë të bëjnë fare me diktaturën, por që kanë konsumuar diktaturën e të tjerëve, ndërkohë që ky personazh që nga vitit 1968 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar Partie, dhe njëzet e dy vite të tjera bën përralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur në dorë mekanizmin, atëhere thoni ju se ku qëndron e vërteta. Pra, unë jam edhe njëherë, për hapjen e dosjeve, dhe të jeni të sigurt se me hapjen e dosjeve shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë!”
Z. Topi ja beri mire qe e goditi me top bajlozin!
Shpresoj qe per fat te Shqiptareve ky top e mer bajlozin mu ne lule te ballit! Te shpetojne njerezit e shkrete nga sherrnajat, genjeshtrat, mashtrimet, vjedhjet, hipokrizia, varferia morale dhe ekonomike.
Tung,
Nik
Po ti zgjidhjen te Topi dhe topet e tjere e shikon! mendoj se ky eshte problemi yne se te gjitha alternativat jane tope!
Me kete prononcim Topi e tregoi fare qarte qe nuk ka vlere si politikan dhe se nuk ka dhe as nuk e njeh diplomacine e politikes. Do te ishte me e thjeshte dhe me e pranueshme sikur te shpjegonte apo te jepte argumente perse nuk e firmosi “lustracionin” me nje gjuhe te thjeshte dhe te gjithe do e kuptonin dhe te mos atakonte personalisht. Thjesht ai ra ne gracken e lojes politike te Berishes duke treguar se nuk di te manovroje me nje gjuhe diplomacie. Fakti qe ai kerkon te nxjerre te “palarat” ish shefit te tij tani qe i preken interesat personale tregon anen tjeter te medaljes te personalitetit te tij. Ai i dinte keto sekrete dhe ka heshtur per 20 vjet me radhe!!! Dosjet nuk duhet te hapen vetem per Berishen qe ka qene sekretar partie te organizates te partise se spitalit universitar; po per te gjithe si ish-ministrat e brendshem (ruci) arsimit (gjinushi) apo edhe te tjere Po keto nuk ja vrasin syrin ketij presidenti. Keta jane bere te gjithe njesoj hajne ne nje sahan dhe kur i preken interesat personale i vjellin te gjitha. NUK behet politike duke i marre te gjitha gjerat personalisht apo te atakosh personalisht kundershtarin tend – sepse tregon injorance. Eshte kaq deshperuese kur nje popull udhehiqet nga politikane injorante por hajduta te zote – dhe Topi eshte pjese e kesaj vorbulle.
po si mund ti jape llogari kryeministri presidentit ne nje republike parlamentare shum shpejt Topi e filloi fushaten elektorale ,prape dhe ligjet harovi qe eshte president,u be dhe i bir i tetkes burre,po pse nuk kerkoi llogari pa u bere president,kurre nuk e besonja qe Topi te perfundonte keshtu asnjeher nuk me shkoi ndermend qe behej levezhge e Rames ,ja si te bejne komunistet po ta gjeten anen,Topitregoi karakter te dobet ,ai nuk ka per inat te kujt te sillet keshtu por duket se do te jape llogari diku per keto qe po ben,ky eshte shok i ngushte i Oketes,turp.