Aktualitet

Shpërthim i frikshëm në Rusi, pamje të ngjashme me Bejrutin (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:38 - 11/08/20 |
mapo.al

Të paktën 13 persona u lënduan në Rusi, pas një shpërthimi të madh në një pikë karburanti në jug-perëndim të vendit.


Pamjet e shpërthimit tregojnë se si flakët “mbërthyen” hapësirën në qytetin e Volgogradit.


Sipas mediave të huaja, 10 prej personave të lënduar u dërguan në spital për trajtim, bazuar në raportimet.


Në mesin e të lënduarve janë edhe disa zjarrfikës, të cilët u thirrën në vendin e ngjarjes, për të trajtuar shpërthimin fillestar.


Bëhet e ditur se shpërthimi pati një rreze prej 1000 metrash katrorë në sipërfaqe. Pamjet e momentit të shpërthimit janë të ngjashme me ato të Bejrutit, por përmasat e tragjedisë në Liban janë të pakrahasueshme.


Etiketa: , ,

Pas