Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në Madrid – Shembet ndërtesa e famullisë, ka viktima (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:47 - 20/01/21 |
mapo.al

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar sot në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.



Sekuencat filmike që po qarkullojnë në mediat vendase, tregojnë se si është shkatërruar ndërtesa e famullisë Virgen de la Paloma.


Kjo ndërtesë, e vendosur pranë një shtëpie pleqsh dhe një shkolle, është dëmtuar rëndë, duke humbur plotësisht çatinë dhe pesë nga shtatë katet e saj.



Numri i viktimave nuk dihet, por raportohet se disa njerëz po trajtohen nga ekipet e urgjencës.



Gjithashtu raportohet se një prift është bllokuar në rrënoja.


Në godinën e prekur nga shpërthimi, jetonin pikërisht priftërinj të Kishës Virgen de La Paloma.

<
>
1_Madrid-explosion 0_Madrid-explosion

Shkaku nuk është zbuluar ende, por dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga një rrjedhje gazi.

Qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjet në qendër të qytetit. Ndërkohë, policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.

11,085


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas