Parisi është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e së shtunës.
Nga raportimet e para të mediave franceze shpërthimi ka ardhur si pasojë e një rrjedhje gazi në një furrë buke.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa deri tani raportohet për disa të plagosur, ndërsa numri i tyre ende nuk është përcaktuar.
Parisi po përgatitet për rikthimin e protestave ditën e sotme, ashtu siç ka ndodhur fundjavat e fundit. “jelekverdhët” pritet të zbresin në rrugë, ndërsa të gjitha bizneset kanë mbyllur qepenat.