Aktualitet

Shpërthim me eksploziv në një objekt në ndërtim në Vlorë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:51 - 10/06/21 |
mapo.al

Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në Vlorë. Policia bën me dije se eksplozivi ka shpërthyer në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet tek “Uji i Ftohtë”.






Objekti është në pronësi të D. K., ndërsa ka vetëm dëme materiale.


“Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.







Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit,” njofton policia.




1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas