Tre punonjës kanë humbur jetën, ndërsa dy janë plagosur nga zjarri që shpërtheu sot në mëngjes në fabrikën për bombola gazi “Ballkan gas” në Bogdanc, konfirmon policia e Maqedonisë.
Njëri prej punësve ka marrë djegie të rënda dhe është dërguar në Shkup për mjekin ndërsa punonjësi tjetër është ka lëndime të lehta.
Shërbimi i zjarrfikësve e ka lokalizuar zjarrin, ndërsa në terren është policia.
Sipas të dhënave zjarri ka shpërthyer rreth orës 08:50 të mëngjesit nga një shkëndijë në repartin për mbushjen e bombolave të gazit, ndërsa më pas ka ndodhur dhe shpërthimi i fuqishëm.