Aktualitet

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh në Turqi, 2 të vdekur dhe 73 të plagosur





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:57 - 03/07/20 |
mapo.al

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fabrikë fishekzjarresh në provincën Sakarya, në Turqi.


Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca bëri të ditur se 2 njerëz kanë humbur jetën dhe 73 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit.


Mësohet se brenda fabrikës kanë qenë rreth 150 punonjës. Shpërthimi, shkaku i të cilit nuk dihet ende, shkaktoi një sasi të madhe tymi.


Ndërsa banorët përreth zonës u këshilluan të qëndrojnë brenda shtëpive duke mbyllur dyer e dritare, për shkak të mundësisë së çlirimit të ndonjë gazi.


Ndërhyrja për ndihmë ishte e vështirë, për shkak të shpërthimeve të tjera që po vazhdonin të ndodhnin. Zhurma nga shpërthimi u dëgjua deri në 50 km larg vendngjarjes, duke shkaktuar panik te të gjithë njerëzit.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas