Aktualitet

Shpërthim tek “Myslym Shyri”, pika e gazit përfshihet nga flakët (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:31 - 25/01/20 |
mapo.al

Një shpërthim i fortë është dëgjuar këtë pasdite tek “Myslym Shyri”. Sipas burimeve për Mapo.al, një bombol gazi ka shpërthyer në ambientet e një pike e cila tregtonte dhe ofronte shërbime gazi në banesa.


Banorët në një prononcim për Mapo.al shprehen se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm fillimisht. “Në ambientet e dyqanit kishte dhe bombola të tjera të cilat rrezikonin të shpërthenin. Telefonuam zjarrfikësen për të shuar flakët”-u shpreh një banore.



Nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa dyqani i gazit që u përfshi nga flakët është në pronësi të një banori aty pranë. Zjarrfikësja bëri të mundur shuarjen e flakëve /Mapo.al/


<
>
17b7ca9e-50d9-489d-bece-2deb90a8dcc9 bf319575-0ef8-4c67-afae-18e5c364185c d37a7b99-a4d4-484d-a82f-1bfb53e09450

 


Etiketa: , ,

Pas