Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka tronditur Fushë-Krujën në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes. Lënda plasëse, sipas informacioneve që vijnë nga vendngjarja, i është vendosur një objekti në pronësi të biznesmenit Ibrahim Lami. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar si pasojë e shpërthimit, por demet materiale llogariten të jenë të konsiderueshme.
Autorët e kësaj ngjarje dyshohet se e kanë hedhur në pjesën e jashtme të lokalit lëndën plasëse për tu larguar më pas me shpejtësi nga vendngjarja.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor i cili përveç kryerjes së vendit të ngjarjes dhe marrjes së dëshmisë së biznesmenit që iu dëmtua prona, ka nisur punën dhe identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të këtij krimi./abcnews.al