Aktualitet

Shpërthimi apokaliptik, Libani shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 2 javë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:23 - 05/08/20 |
mapo.al

Presidenti Libanez Michel Aoun i bëri thirrje kabinetit qeveritar që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Bejrut për një periudhë dyjavore pas shpërthimit masiv të së martës që shkatërroi pjesën më të madhe të portit të qytetit.


Nga shpërthimi u vranë të paktën 100 njerëz dhe u plagosën më shumë se 4000 të tjerë.


Megjithëse shkaku zyrtar i shpërthimit është i panjohur, Presidenti Aoun në një postim në Twitter tha: “Unë nuk do të jem i kënaqur derisa ta gjejmë personin përgjegjës për atë që ndodhi dhe t’i japim dënimin më të rëndë, sepse është e papranueshme që një dërgesë e nitrat amonit që vlerësohet se peshonte 2750 tonë të ketë qenë e pranishme për 6 vjet në një depo pa marrë masa parandaluese për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve”, tha ai.


Kryeministri Hassan Diab u takua të martën mbrëma me Këshillin e Lartë të Mbrojtjes, duke shprehur mbështetjen e tij për ata që ai i quan “dëshmorë” dhe një shërim të shpejtë për të plagosurit. Ai gjithashtu bëri thirrje për formimin e një komisioni hetimor.


Diab e ka shpallur të mërkurën një ditë zie në Liban.

Një stacion televiziv libanez tha se zyrtarët dyshojnë se nitrat amoni i magazinuar në port mund të ketë qenë pjesë e shpërthimit. Njerëzit njoftuan se kishin parë një re ngjyrë portokalli mbi vendin e shpërthimit. Ekspertët thonë se retë e tilla zakonisht shoqërojnë shpërthime që përmbajnë nitrat amoni.

Një zyrtar izraelit menjëherë tha se Izraeli nuk kishte lidhje me shpërthimin. Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Libanit janë të tensionuara sepse grupi terrorist Hezbollah, i bazuar në Liban është përqëndruar përgjatë kufirit jugor me Izraelin.


Etiketa: ,

Pas