Një shpërthim me eksploziv është raportuar ditën e sotme në Kamzë, teksa rrethanat mbeten ende të paqarta.
Në një njoftim paraprak nga Policia, makina ka shpërthyer në momentin që drejtuesi i mjetit i identifikuar si Gjon Mema ka shtypur pultin për të hapur derën. Mema është lënduar në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Por kush është Gjon Mema?
Sipas burimeve policore, ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë që, jashtë kufijve dyshohet për vjedhje me dhunë e armë në Francë e Itali.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.