Aktualitet

Shpërthimi i automjetit në Tiranë, Hoxha: Eksplozivi me minë të telekomanduar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:45 - 15/09/20 |
mapo.al

Shpërthimi me eksploziv i një makine këtë mbrëmje tronditi Tiranën. Nga të dhënat e para dyshohet se shpërthimi ka qenë me minë të telekomanduar. Referuar vendit dhe orës kur ndodhi ngjarja, gazetari Artan Hoxha shprehet se shpërthimi duket si një akt terrorist.


Këto eksplozivë janë me mina të komanduara që aktivizohen në distancë. Nëse është aktivizuar, ka qenë minë me celular, që rastet më të shumta vijnë nga Mali i Zi, ku minat e telekomanduara futen në Shqipëri, apo është bërë montimi në Shqipëri.


Dëmi është shumë i madh, eksploziv i përdorur është C4. Duket si akt terrorist se në atë zonë ka shumë lëvizje. Nga shpërthimi dhe dëmi duket se kemi të bëjmë me një minë të telekomanduar, fuqia është shumë e madhe”- tha ai për Abcnews.




Etiketa: , ,

Pas