Vajza që shihni në foto është 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila ndërroi jetë në spital në Itali, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra pas shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin në pronësi të familjes së saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 4 korrik, në Velipojë. E reja ishte e fejuar dhe se në muajin gusht kishte prerë ditën e dasmës.
Ajo mbeti e plagosur bashkë me nënën dhe motrën dhe vëllain e saj, ndërsa rreth 90% e trupit të saj u dogjën.
Aktualisht në spital në Itali janë nëna, Alketa Gjoka, motra Klarisa Gjoka dhe vëllai i 19-vjeçares, Enriko Gjoka, 12 vjeç.
LEXO EDHE:
Shpërthimi i bombolës në Velipojë, ndërron jetë 19-vjeçarja, në gusht martohej