Aktualitet

Shpërthimi i karburantit, policia: U plagosën edhe 2 vajza të mitura






               Publikuar në : 09:40 - 25/08/19 |
mapo.al

Policia jep detaje për shpërthimin në një karburant në aksin Lezhë-Laç. Fillimisht ka shpërthyer një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve dhe më pas një automjet me gaz, i cili ishte aty pranë. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm kanë mbetur të plagosur 7 persona, nga të cilët dy prej tyre kanë qenë punonjës në këtë pikë karburanti. Mes të plagosurve janë edhe 2 vajza të moshës 5 dhe 2 vjeç.


Për pasojë janë lënduar 5 shtetas që ndodheshin në një mjet që po furnizohej me gaz, shtetasit  Bardhok Bushati, vjeç 36, Altin Bushati vjeç 33, Donika Bushati vjeçe 33, 2 vajza të mitura 5 dhe 2 vjeçe dhe dy punonjës pranë karburantit, shtetasit N.P. vjeç 40 dhe P.L. vjeç 31, si dhe janë dëmtuar e djegur disa automjete që ndodheshin të parkuara“, – thotë policia.

Mësohet se dy prej të plagosurve, ndodhen në gjendje më të rëndë,  të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Djegje Plastikës në Tiranë. Raportohet se njëri prej tyre, i identifikuar si Bardhok Bushati, 36-vjeç, ka marrë dëmtime të shumta në fytyrë. Ndërkohë, i plagosur tjetër është dërguar në QSUT për shkak se ka marrë djegie në trup në masën 40%. Ai është identifikuar si N.P, 40-vjeç.

Fatmirësisht zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë duke shmangur rrezikun e përfshirjes nga flakët të depozitave të karburantit.

Njoftimi

Më datë 24.08.2019, rreth orës 22:10, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në kryqëzim të Shënkollit, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve.

Për pasojë janë lënduar 5 shtetas që ndodheshin në një mjet që po furnizohej me gaz, shtetasit  B.B. vjeç 36, A.B. vjeç 33, D.B. vjeçe 33, 2 vajza të mitura 5 dhe 2 vjeçe dhe dy punonjës pranë karburantit, shtetasit N.P. vjeç 40 dhe P.L. vjeç 31, si dhe janë dëmtuar e djegur disa automjete që ndodheshin të parkuara.

Shtetasit N.P. dhe B.B. ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen,  forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku zjarrfikëset bënë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirjes nga flakët të depozitave të karburantit.

Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve  nga perimetri i sigurisë, si dhe  bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit. Megjithatë, vazhdon puna për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes nga specialistët dhe ekspertët përkatës, për përcaktimin e saktë të shkaqeve të saj.


Etiketa: , ,

Pas