Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shpërthimi: Kush është Gazmir Daci dhe si nisi ‘lufta’ me Kolaverët

by mapo.al
27/07/2018
in Kronika, Kryesore
0

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur gjatë natës Bathoren.

Tritoli u vendos në garazhin e banesës së Gazmir Dacit, ndërsa nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.



Banesa e Dacit është tronditur edhe dy herë të tjera, fillimisht nga një granatë që është hedhur në oborrin e banesës pak vite më parë, ndërsa në 1 janar 2017 u vendos tritol në dyqanin në pronësi të familjes.

Shkak i shpërthimit të sotëm, por edhe i atyre më parë dyshohet se janë konfliktet e vjetra dhe hasmëria, ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Kush është Gazmir Daci dhe konfliktet
Banesa ku u vendos tritoli në Bathore është e Gazmir Dacit, i cili është dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje.

Ai aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili mbeti i paralizuar. Për shkak të kësaj ngjarje, më 31 korrik të vitit 2016 ndaj tij u tentua një atentat spektakolar nga jashtë burgut me snajper.

Pas atentatit të dështuar në burg, policia arrestoi 24 orë pas sulmit dy autorët, Ergys Kolaveri 25 vjeç dhe kushëriri i tij, Enea Ceka 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga hetimet e policisë rezultoi se dy personat qëlluan me armë zjarri drejt Dacit nga një kodër drejt oborrit të burgut, por gabuan në shënjestër, pasi i plagosur mbeti një person nga Kosova.

Skeda e përplasjeve Kolaveri-Daci
Atentatet ka zanafillën më në 4 nëntor 2015, me vrasjen me armë zjarri të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e rëndë të vëllait të tij Robert Kolaveri. I dënuar për këtë vrasje është Gazmir Daci, objektivi i sulmit në Vaqarr.

Pas ngjarjes në 4 nëntorit 2015 që erdhi si pasojë e një konflikti të mëparshëm, vëllai i tretë Ergys Kolaveri, së bashku me kushëririn e tij kanë tentuar që të eliminojnë Gazmir Dacin, i cili ndodhet në burgun e Vaqarrit në Tiranë. Por duke ngatërruar shënjestër e duke plagosur personin e gabuar.

Dy vëllezërit Valmir dhe Robert Kolaveri u qëlluan me armë zjarri nga Gazmir Daci pas një konflikti në një lokal në qendër të Bathores në Tiranë. Ndërkohë, i arrestuari mësohet se ka qenë me dy vëllezerit në lokal, ku pas një grindjeje fillimisht verbale kanë dalë jashtë lokalit, dhe 27-vjeçari ka qëlluar disa herë me armë zjarri tip pistoletë, duke i lënë të dy të plagosur rëndë, ku më pas Valmir Kolaveri ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak dhe Robert kolaveri mbeti i paralizuar.

Për këtë ngjarje policia do të arrestonte të kërkuarin Gazmir Daci. Ai u kap në dhomën e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë nga një operacion i zhvilluar na efektivët e Policisë së Tiranës dhe RENEA-s, raporton Shqiptarja.com.

Pak kohë pas kësaj ngjarjeje, lokali i babait të Gazmir Dacit u sulmua me tritol, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Përplasja mes Kolaverëve dhe Gazmir Dacit kishte nisur që kohë më parë në Francë ku vëllezërit Kolaveri ishin përfshirë në një konflikt me Gazmir Dacin.

Dy vëllezërit dhe autori i dyshuar mësohet se jetonin prej kohësh në Francë dhe merreshin me transportimin ilegal të klandestinëve nga Franca drejt Anglisë. Pikërisht ky ka qenë edhe motivi i parë i konfliktit mes tyre. Vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese në Francë Elson Dacin, pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët.

Pas këtij konflikti vëllezërit Kolaveri janë kthyer në Shqipëri, ku rastësisht janë takuar me Gazmirin, që njihet edhe me emrin Elson. Kur janë gjendur në lokal, ky i fundit u ka kërkuar sqarime lidhur me rrahjen që i kishin bërë në Francë. Në debat e sipër, Daci ka qëlluar me armë në drejtim të vëllezërve, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.

Tags: familja KolaveriGazmir DaciSherri

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
Next Post
Adem Demaçi ndërroi jetë në duart e tij, shoqëruesi tregon momentet e fundit

Adem Demaçi ndërroi jetë në duart e tij, shoqëruesi tregon momentet e fundit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In