Aktualitet

Shpërthimi në Bejrut/ 3 ministra tashmë kanë ikur, qeveria libaneze pritet të japë dorëheqjen








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:57 - 10/08/20 |
mapo.al

Qeveria libaneze raportohet të jetë gati të hiqë dorë nga pushteti mes zemërimit në rritje, për shpërthimin e së martës së kaluar në Bejrut që vrau më shumë se 200 njerëz.


Ministri i Shëndetësisë Hamad Hasan u citua nga agjensia e lajmeve Reuters duke thënë njoftimi do të bëhej së shpejti.


Tre ministra tashmë janë larguar, por ka pasur thirrje që të gjithë kabineti të largohet.


Shumë zëra kanë akuzuar liderët e Libanit si fajtorë për shpërthimin përmes pakujdesisë dhe pretendimet për korrupsioni ndaj tyre.


Presidenti dhe kryeministri kanë thënë se shpërthimi ishte rezultat i shpërthimit të 2,750 ton nitrat amoniumi që ishte ruajtur për gjashtë vjet pa masa sigurie në portin e Bejrutit./BBC/

Përshtati: Mapo.al


Etiketa: ,

Pas