Aktualitet

Shpërthimi në Bejrut, qeveria e Izraelit e Hezbollah mohojnë se ka qenë sulm me raketa








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:53 - 04/08/20 |
mapo.al

Forca e Mbrojtjes izraelite ka mohuar që të ketë gisht me shpërthimin në Beirut që u mori jetën të paktën 10 personave dhe lëndoi me qindra të tjerë.


Edhe Hezbollah ka mohuar po ashtu që të shpërthimi të ketë qenë rezultat i ndonjë sulmi të mundshëm me raketë.


Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë Hamad Hassan është shprehur se shkak për shpërthimin ka qenë një aksident me fishekzjarre. Ndërsa, teksa pluhuri largohej, Hassan i urdhëroi të gjitha spitalet që të fillonin t’u jepnin ndihmë të plagosurve.


Video të filmuara pas shpërthimit tregojnë impaktin e fuqishëm që ky aksident pati për qytetin. Automjetet duken të shkatërruara, pluhuri ka mbuluar rrugët, ndërsa një dëshmitar u shpreh se duket sikur ka ardhur fundi i botës.




Etiketa: , ,

Pas