Aktualitet

Shpërthimi në Bejrut, reagon Trump: Duket si një sulm i tmerrshëm








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:27 - 05/08/20 |
mapo.al

Presidenti amerikan Donald Trump tha gjatë një konference shtypi për koronavirusin të martën në Shtëpinë e Bardhë se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të ndihmuar Libanin. Ne do të jemi atje për të ndihmuar. Duket si një sulm i tmerrshëm”, tha Trump duke iu referuar shpërthimit të tmerrshëm në Bejrut.


Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se zyrtarë ushtarakë amerikanë me të cilët ai kishte folur mendonin se shpërthimi ishte “një lloj bombe“.


Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha në një deklaratë, “Unë shpreh ngushëllimet e mia të thella për të gjithë ata që janë prekur nga shpërthimi masiv në portin e Bejrutit sot. Ne jemi duke ndjekur nga afër situatën dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë popullin e Libanit ndërsa ata rimëkëmben nga kjo tragjedi“.


Sipas njoftimeve shpërthimi ishte përqendruar pranë portit të Bejrutit duke sjellë për pasojë shkatërrim në shkallë të gjerë e copëtuar dritare që ndodheshin disa kilometra larg.


Shpërthimi ndodh ndërsa një gjykatë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara po zhvillon një proces gjyqësor ndaj katër personave që i përkasin grupit shiit Hezbollah.

Ata dyshohet se kanë vrarë ish-udhëheqësit sunit të Libanit, Rafik Hariri, gjatë një sulmi me një kamion me eksploziv 15 vite më parë, ngjarje që shkaktoi trazira rajonale. Gjykata ka në plan të marrë një vendim të premten, një zhvillim që mund të trondisë vendin sërish.

Shpërthimi ndodh gjithashtu gjatë një prej krizave më të rënda ekonomike dhe financiare të Libanit në dekada.

LEXO EDHE: 

Shpërthimi apokaliptik, Libani shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 2 javë

FOTOLAJM/ Bejruti një ditë pas shpërthimit të fuqishëm


Etiketa: , ,

Pas