Banorët e Porto Romanos janë çuar në protestë kundër depozitave të gazit që ndodhen shumë pranë banesave të tyre.
Me pankarta në duar, qytetarët kërkuan siguri për jetën e tyre, pasi janë të frikësuar për shkak të ndonjë shpërthimi të mundshëm.
Kjo ishte hera e dytë që banorët e Porto Romanos po protestojnë. Kujtojmë se, të shtunën e dy javëve më parë, në fabrikën e gazit u regjistrua një shpërthim dhe u desh ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse për të neutralizuar flakët.