Aktualitet

Shpërthimi në Sarandë – Hotelit të drejtorit të sigurimeve iu vendos tritol














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:47 - 09/02/21 |
mapo.al

Policia e Sarandës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me lajmin se një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin.





Blutë bëjnë me dije se në një objekt në rikonstruksion, në pronësi të M.M., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.


Policia bën me dije se ka vetëm dëme materiale.




Mapo mëson hoteli në rikonstruksion është në pronësi të Drejtorit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë, Mariel Murati.


Nuk janë ende të qarta shkaqet e shpërthimit në fjalë. Policia ndodhet në vendin ku ndodhi incidenti, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së saj.


Njoftimi i Policisë 

Më datë 09.02.2021, rreth orës 20:15, në lagjen Nr.4, Sarandë, në një objekt në rikonstruksion në pronësi të shtetasit M. M., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEXO EDHE: 

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dyshimet e para

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas