Aktualitet

Shpërthimi në Velipojë – Të plagosur nëna me tre fëmijët, më i vogli 12 vjeç














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:56 - 04/07/21 |
mapo.al

Policia e Velipojës me një njoftim zyrtar ka dhënë informacionet për ngjarjen e rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm Velipojën, ku nga shpërthimi i bombolës së gazit, u plagosën rëndë katër pjesëtarë të një familje.






Policia sqaron se kanë mbetur të plagosur nëna 40-vjeçe A. Gjoka dhe tre fëmijët e saj, dy vajzat D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe djali i mitur, E. Gj. 12 vjeç. Mësohet se ata kanë djegie të shkallës së rëndë në trup dhe gjendja e tyre shëndetësoret paraqitet kritike.


Nëna me tre fëmijët jetonin në Lezhë, por kishin shkuar mbrëmjen e kaluar në Velipojë për të pastruar hotelin, pasi do të përgatiteshin për të kaluar disa ditë pushime edhe vetë, me mbërritjen e bashkëshortit nga Italia.

Informacion Paraprak
Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë



Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje. 



LEXO EDHE: 

 

Shpërthen bombola e gazit në Velipojë, 4 të lënduar rëndë

Të plagosurit nga shpërthimi i bombolës në Velipojë, djegie në 90% të trupit

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas