Pas shpërthimit të bombolës së gazit në një dyqan në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ka reaguar Spitali i Traumës. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Trauma sqaron se në këtë spital kanë mbërritur për të marrë ndihmë mjekësore tre persona me inicialet A.Z 23 vjeç, E.N 18 vjeç dhe A.R 24 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Më herët, ishte QSUT që njoftoi se të plagosur nga shpërthimi në rrugën “Vaso Pasha” ishin edhe bashkëshortët Sokol dhe Alma Pirra. Sokol Pirra është pronari i argjendarisë ngjitur me dyqanin e eventeve ku shpërtheu bombola e gazit. Bashkë me bashkëshorten ai ndodhej në ambientet e biznesit të tij kur ambienti ngjitur u përfshi nga flakët. Mësohet se ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të djegieve në trup.
Reagim i Spitalit të Traumës pas shpërthimit të bombolës së gazit në Tiranë
Drejtoria e Spitalit Universitar te Traumes ben te ditur se sot ne daten 15.07.2019 si pasoje e ngjarjes ne zonen e ish-Bllokut, jane paraqitur ne urgjence pacientet A.Z 23 vjec, E.N 18 vjec dhe A.R 24 vjec.
Pacientet i jane nenshtruar ekzaminimeve dhe trajtimit perkates dhe jane ne gjendje shendetesore te kenaqshme.
Pas ndihmes shendetesore te dhene pacientet A.S dhe A.R do largohen nga spitali, ndersa pacientja E.N do jete nen trajtim dhe mbikqyrje mjekesore ne spital.
LEXO EDHE:
Shpërthimi/ Pronari i Argjendarisë me të shoqen në gjendje të rëndë
Foto/ 4 të plagosur nga shpërthimi në Tiranë, momentet e evakuimit