Aktualitet

Shpëtim Idrizi thirrje “rilindasve të kuq”: Mos bëni të njëjtin gabim për 75 vjet se mërzitet kryeministri grek





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 13:51 - 25/01/20 |
mapo.al

Në promovimin e librit “Shtegtim nëpër Shqipërinë e Jugut: Çamëria”, të autorit Ibrahim Daut Hoxha, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i bëri thirrje për pashallarët dhe rilindasit e kuq se nuk do të anashkojnë më asnjë tradhëti ndaj shqiptarëve të Çamërisë që Çamëria të mbetet vetëm.


Gjatë fjalës së tij, Idrizi u shpreh se strategji e komunistëve për lënien e Çamërisë vetëm, po vazhdon edhe sot e kësaj dite, të mos flitet për Çamërinë se na mërzitet kryeministri grek.



Vetëm një gjë nuk shkonte me regjimin komunist ishin shqiptarët e Çamërisë pasi nuk duhet t’i prishnin qefin Greqisë, ndërkohë që Enver Hoxha shkruante librin “Dy popuj miq”, ndërsa shqiptarët e Çamërisë mundoheshe t’i stigmatizonte duke i lënë qytetarë të dorës së dytë. Fatkeqsisht kjo strategji e komunistëve për lënien e Çamërisë vetëm, për ta tradhëtuar atë vazhdon edhe sot e kësaj dite midis nesh. Sot vazhdojnë prap pashallarët dhe rilindasit e kuq që Çamëria të mbetet vetëm, Çamëria të mbetet mënjanë. Të mos flitet për Çamërinë se na mërzitet kryeministri grek. Unë ju them rilindasve të kuq mos bëni të njëjtin gabim për 75 vjet që keni bërë mbi shqiptarët e Çamërisë, se ne kërkojmë shtëpitë tona , të kthehemi në shtëpitë tona. I bëj thirrje cilit do se ky është fillimi i gojës hapur për Shpëtim Idrizin që do të ketë përball nesh çdo njëri që mendon se do të fusi duart mbi shqiptarët e Çamërisë. Ne nuk do të anashkojmë më asnjë tradhëti as pashallarët e kuq dhe as atyre që mund t’i përdorin brenda nesh. Unë jam i bindur se nuk mund të ketë dot shqiptarë në pushtet ose jo, individë që nga një anë të hajnë me lugën e Abedin Bej Dinos dhe nga ana tjetër me lugën e Napoleon Zervës brenda nesh. Çamëria ka burra dhe gra që i dalin për zot”, deklaroi Shpëtim Idrizi.



Etiketa:

Pas