Kronika

Shpëtohet 21-vjeçari, rrezikonte të mbytej në det





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:34 - 24/07/19 |
mapo.al

Një 21-vjeçar është shpëtuar nga mbytja në det nga Policia, roja i kullës dhe disa pushues në Divjakë. Shtetasi F. M., aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën nën mbikëqyrjen e mjekëve.


Njoftimi i Policisë



Policia, roja i kullës dhe disa pushues, shpëtojnë një djalë nga mbytja në det. Efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare të plazhit, në bashkëpunim me rojën e kullës të stacionuar në bregdet dhe disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, kanë shpëtuar nga mbytja pasditen e sotme, një djalë 21 vjeç me iniciale F. M, nga Grabjani.


Shtetasi F. M aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën nën mbikëqyrjen e mjekëve.

 


Etiketa: , ,

Pas