Kryesore

Shpëtoi 28 herë portën, për 23 vjeçarin Cardenas po flet gjithë bota









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:10 - 20/02/21 |
mapo.al

Atletiko Madrid u shtang sot në fushën e vet në ndeshjen me Levanten, teksa humbi me rezultatin 0 me 2, duke i lënë hapësirë Realit që të afrohet e të ngushtojë me 3 pikë diferencën, nëse arrin të fitojë sonte në fushën e Valadolidit. Ndërkohë që vendi i tretë, Barcerlona është 9 pikë pas, dhe luan nesër.



Po çfarë ka bërë përshtypje sonte në ndeshjen e kryesuesve të La Ligës, kundër modesteve të Levates, ishte portieri Dani Cardenas, i cili ka shpëtuar 28 herë portën e tij.


Plot 28 raste për gol krijoi Atletiko me Felix, Suarez dhe të tjerët, por nuk ja dolën dot.




Ndaj për portierin 23 vjeçar po flitet sot në gjithë botën.



Sulmi i furishëm i Atletikos erdhi gjithë pjesën e dytë në përpjekje për të barazuar e përmbysur.


Dhe në sekondat e fundit, teksa portieri i skuadres vendase kishte ardhur në ndihmë të shokëve për një goditje këndi në përpjekje të dëshpëruar për të marrë të paktën një pikë, aksioni merr për ters dhe sulmuesi i Levantes nuk e pati të vështirë të dyfishojë teksa fusha ishte bosh, dhe po ashtu edhe porta.

70


Etiketa: , ,

Pas