Nga Ergys Mërtiri
Saga e përpjekjeve titanike të qeverisë për të mbuluar skandalet që i kanë plasur po bëhet dëshpëruese. Sapo ajo gjen një përgjigje për të palarat që i dalin në shesh, një tjetër skandal shpërthen, duke e lënë përballë presionit për akrobaci të reja logjike, nëpërmjet të cilave ajo shpreson të mbijetojë. Kryeministri Rama ka ngecur keq në këtë puset dhe çdo përpjekje që bën për të dalë, vetëm sa e thellon gropën ku është zhytur. Një stuhi ngjarjesh, video-përgjimesh, denoncimesh, fotosh, dokumentesh po pasojnë njëra-tjetrën, dhe, përpjekja e tij për të rifabrikuar pa reshtur alibitë, në përgjigje të skandalit të radhës, e kanë çuar atë në një situatë groteske. Kryeministri duket tashmë si një prestidigjitator që i ka rënë skena duke i dalë truket në shesh. E megjithatë ai vazhdon lojën sikur nuk ka ndodhur asgjë, pavarësisht vërshëllimave dhe gajasjeve të spektatorit.
Por situata është shumë më e rëndë se vetë zinxhiri i skandaleve të njëpasnjëshme. Edi Rama ka marrë peng shtetin dhe po i përdor institucionet, përfshi këtu edhe ato që duhet të ishin të pavarura, si instrument për të mbuluar zullumet. Ai po përdor policinë, prokurorinë, gjykatat, SHISH-in, mediat, bandat, jo më vetëm për interesa korruptivë e kriminalë, por edhe për të mbuluar skandalet. Institucionet e shtetit, jo vetëm që nuk funksionojnë për publikun, por ato tashmë as nuk janë më thjesht instrumente për t’u mbrojtur nga ligji. Ato janë shndërruar në instrumente për t’u mbrojtur nga e vërteta e dalë në dritë të diellit me gjithë kapjen e mediave. Ato janë shndërruar në industri të prodhimit të interpretimeve ku qeveria mund të kacavirret për t’ia hedhur lumit.
Asnjë fakt, asnjë provë, asnjë indicie nuk menaxhohet sot nga prokuroria për të zbardhur të vërtetën. Përkundrazi, ajo po punon vetëm si një studio projektimi, për të hartuar arkitekturën e alibive absurde që mund të gjunjëzojnë edhe sofizmin më të çmendur. E si të mos mjaftojë kjo, ajo detyrohet t’i riformulojë në mënyrë të vazhdueshme tezat e saj, në varësi të skandaleve të reja që iu shtohen ngjarjeve.
Vendi ka hyrë tashmë në një rrugë të rrezikshme e cila kërcënon të ardhmen e tij. Rrezikojmë që shteti të bjerë totalisht në duart e mafies dhe krimit të organizuar, gjë prej të cilës zor se mund të dilet në të ardhmen. Për këtë arsye duhet doemos një reagim mbarëshoqëror për të rrëzuar burimin e gjithçkaje: Qeverinë. Nuk bëhet fjalë më për një luftë politike PD-PS, por për një reagim mbarëkombëtar ndaj një qeverie që po e merr vendin me vete në humnerën ku po rrokulliset.
Rrëzimi i Ramës është nevojë urgjente, jo për opozitën, por për të gjithë vendin. Përtej dallimeve, i majtë-i djathtë, liberal-konservator, sot ka nevojë për një front të gjerë kundër qeverisë, pjesë e të cilit duhet të jetë edhe vetë Partia Socialiste, në mos, socialistët e thjeshtë dhe të pa përfshirë në zararet e qeverisë. Kjo parti ka nevojë më shumë se kushdo të shpëtojë nga kjo qeveri. Duke kriminalizuar qeverisjen, Kryeministri Rama po inkriminon forcën politike që përfaqëson. Kjo pritet të ketë pasoja afatgjata, ku integrimi individëve të lidhur me veprimtari kriminale mund të bëhet i pashqitshëm, edhe pasi PS-ja të lërë pushtetin.
Rrëzimi i Ramës, do ta çlirojë vetë Partinë Socialiste nga imazhi ku e ka zhytur lidershipi i saj, e mbi të gjitha, do të çlirojë vetë anëtarët dhe aktorët e saj, nga strukturat paralele kriminale që i parazitojnë mbi shpinë. Unë besoj se në atë parti ka ende njerëz që kanë mençurinë ta kuptojnë këtë, madje shumë socialistë e dëshirojnë heshturazi. Duhet vetëm që kjo mençuri të gjejë kurajë të veprojë e ta parandalojë të keqen, sa është në kohë.
nivel shume i ulet argumentimi. e kam ndjekur Ergysin edhe ne dalje publike, dhe nuk ka asgje me shume se taksixhinjte e lagjes time qe flasin me sigurine me te madhe se si rrotullohen gjerat, se kush eshte prapa cdo leku qe gjenerohet, dhe kush eshte prapa cdo krimi qe kryhet. Edhe taksixhinjte e lagjes time e dine se ku behen hetimet, se kush kontrollon cdo politikan dhe ku “fle cdo lepur”. Edhe Ergysi flet sikur u mban pishen gjithe prokuroreve, gjyqtareve, politikaneve. Sikur eshte prezent me ta ne cdo moment dhe konfidenti i tyre i vetem.
Sinqerisht, me mire degjoj taksixhinjte sesa Ergysin me shprehjet e tipit “tashme vendi ka hyre ne nje situate te rrezikshme”. A vertet eshte keshtu Ergys? Nuk te vjen fare ne mendje nje moment tjeterkur ka patur situate edhe me te rrezikshme se kjo? Ne cfare realiteti paralel ke jetuar deri ne 2013?
Te pakten taksixhinjte perdorin me shume folklor ne biseda dhe jane me argetues.
eshte e turpshme sesi nje figure e tille shitet si aktivist i shoqerise civile. eshte komplet analog me Altin Goxhajn, por ai idjoti tjeter ka tezen antisorosiane si perparesi…
Mendoj se ngjarjet e fundit te politikes dhe llumit ne Shqiperi deshmojne se ne Shqiperi ka probleme dhe nje nga pikat me te dobeta SIC E PRANOJNE TE GJITHE edhe keta qe bejne llam-llam ka qene drejtesia dhe sitemi gjyqesor. kete Rama e ka kapur si duhet dhe eshte tamam ajo qe duhet bere per Shqiperine. Por kur lexon ato qe shkruan ky artikullshkruesi te ngjall dyshimin se me kete plejade politikanesh (shiko Basha, e kolegja Monique) e per me teper komentatoresh qe sbejne gje tjeter vecse qorollepsen me meditime skandaloze se si e menderosi Rama, qeveria keshtu, ajo ashtu. Pse nuk del ti more qafir ne demonstrate masive te kundershtosh vetingun? Dil e thuaj se nuk e duam, duam ate qe ka qene me pare. Nuk eshte turp te dilni ne mbeshtetje te Berishes, te tregoni sa mire qeveriste ai, e krahasojeni me te sotmen. Por qenkeni nje pakice e mjere, se votimet po japin perhere e me shume te drejte Rames. Beje ti nje parti e bej program, dhe hidhu te marresh pushtetin e mos bej llam-llam nga faqet e internetit.
Nuk e Di Si eshte bere ky p r o f e s o r I sh
Pse nuk thua shpetoni PD nga sali ram berishacic dhe Banda e tij lul mul ….se te gjithe kane hyre ne nje Kazan te madh me mu……..dhe ngado qe rrotullohen sperkatin dunjane.
Vendi ka nevoje per opozite POR kurrrrrrrrre me keta miqte e ty o ergyyyyyyyysssss
Nuk e Di Si eshte bere ky p r o f e s o r I sh
Pse nuk thua shpetoni PD nga sali ram berishacic dhe Banda e tij lul mul ….se te gjithe kane hyre ne nje Kazan te madh me mu……..dhe ngado qe rrotullohen sperkatin dunjane.
Vendi ka nevoje per opozite POR kurrrrrrrrre me keta miqte e ty o ergyyyyyyyysssss dhe turp qe flet sic duket shkolle apo diplome e blere se te kam degjuar kur flet …..zero….