Aktualitet

Shpiku vaksinën anti-COVID, shkencëtari tregon kur do nisë vaksinimi në Europë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:56 - 19/11/20 |
mapo.al

Vaksina e Pfizer dhe Biontech mund të shpërndahet në Europë që në mesin e muajit dhjetor.


Këtë e tha shefi ekzekutiv i Biontech, pas njoftimit se vaksina mund të ofrojë një mbrojtje deri në 95%.


“Nëse bëjmë llogari optimiste në Europë, vaksina mund të aprovohet në gjysmën e dytë të muajit dhjetor. Do të varet nga kërkesat që do të marrim dhe nëse kushtet do të jenë plotësuar. Në Shtetet e Bashkuara aprovimi është i mundur në fund të gjysmës së parë të dhjetorit.



Sa i përket të dhënave përfundimtare të fazës së tretë të eksperimentit mund të them se ishin një sukses i vërtetë. Ne kemi vëzhguar 95%, mbrojtje nga sëmundja dhe një tjetër gjetje e rëndësishme ishte se mbrojtja rezultoi e njëjtë mes moshave të ndryshme”, u shpreh Ugur Sahin, shefi ekzekutiv i Biontech.

Lexo edhe :  Koronavirusi/ Vaksina e BioNTech pritet të shpërndahet para Vitit të Ri në Europë dhe SHBA



Etiketa: , ,

Pas