Nga thirrjet për mbështetje të ishtrajnerit Xhani De Biazi te kontestimet dhe kërkesat për largim nga Kombëtarja shqiptare.
Tifozët kuqezi tërbuan dje Kristian Panuçin, duke e detyruar të ndërpriste lidhjen direkte pas ndeshjes për platformën “SuperSport”.
Rreth 600 shqiptarë kishin mbushur të vetmen tribunë të stadiumit modest të Eviansit, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme.
Mirëpo, pasi mbështetën deri në fund Kombëtaren dhe u zhgënjyen pa masë nga paraqitja e lojtarëve, tifozët nisën të kontestonin Panuçin.
“Panorama Sport” mëson se pa u mbyllur ende ndeshja, thirrjet që u dëgjuan më shumë ishin: “De Biazi! De Biazi!”./Panorama Sport/