Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja denoncoi heshtjen e opozitës në lidhje me nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi, e cila nisi me shkarkimin e gjqyarit Fatos Lulos.
Në një dalje për mediat, nga selia e kryesisë së Kuvendit,
Manja tha se në vend të reagimit opozita zgjodhi heshtjen prej varri, ndërsa Berisha tha ai bëri avokatin e palës humbëse.
Ulsi Manja: Heshtja filloi të hënë në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ku opozita jo vetëm që nuk e përshëndeti fillimin e punës dhe vendimin e parë të KPK por me shumë mllef politik e anatemoi zbatimin e reformës në drejtësi në përpjekjen e dështuar të radhës duke ngjallur panik për bllokimin e instituciomneve të drejtësisë.
Vreri i opozitës mbeti në gojën e mbyllur të Bashës dhe Berishës të cilët në vend që të përshëndesin punën zgjodhën heshtjen prej varri apo me keq Berisha nxitoi të bëjë avokatin e palës që humbi në një proces të rregullt. /Ora News.tv/
Ik per ç’fare vetungu e kini fjalen ju te llumit te kanaleve!