Jonida Shehu është surprizuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e saj “Soiree” nga kuzhinieri Alfred Marku. Ky i fundit i ka dhuruar moderatores një kurorë me lule bore, duke qenë se tema e emisionit ishte pikërisht ardhja e pranverës dhe atmosfera e bukur që kjo stinë sjell.
“Unë kam sjellë diçka, shpresoj mos të bëhet xheloz bashkëshorti yt”, i është drejtuar kuzhinieri moderatores, e cila e ka mirëpritur dhuratën me shumë dashamirësi.