Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shqetësimi amerikan: Si ta lexojmë sulmin e VOA ndaj Veliajt

by mapo.al
13/08/2019
in Kryesore, Politika
0

Lajmi për vendosjen e një memoriali për të rënët gjatë grushtit të shtetit në Turqi ka sjellë plot reagime me zemërim në Shqipëri.

Interesant është fakti se Zëri i Amerikës ka qenë mjaft kritik në raportimet e tij për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në dy raportime, VOA thekson fillimisht se si Veliaj i adresoi për tek Ministria e Jashtme për të folur për memorialin. Më pas Veliaj e pranoi se ishte vepër e tij, por shmangu pyetjet kryesore për këtë çështje të ndjeshme.



Nuk është mjaftuar me kaq, por VOA ka publikuar një raportim të gjatë edhe në versionin e tyre kryesor, atë në anglisht, për këtë ngjarje.

Por si mund t’i lexojmë këto kritika?

Fakt është se amerikanët nuk e pëlqejnë afrimin e Shqipërisë me Turqinë e Erdoganit. Studiuesi i njohur amerikan, Alon Ben-Meir thotë në një intervistë se SHBA po ndahet me Shqipërinë për shkak të korrupsionit dhe përqafimeve të Edi Ramës me Erdogan.

Së fundmi, një zë autoritar në Uashington si Robert Hand foli për prirje shqetësuese të qeverisë Rama, diçka mjaftueshëm e rëndë në gjuhën diplomatike.

Por jo vetëm kaq. Marrëdhëniet mes SHBA dhe Turqisë janë tensionuar ndjeshëm së fundmi, pasi Ankaraja ka vendosur të blejë një sistem të mbrojtjes raketore nga Rusia. Sipas Nju Jork Tajms, thelbi i ftohjes mes SHBA dhe Turqisë vazhdon të ketë rrënjët tek grushti i shtetit. Erdogan vazhdon të besojë se SHBA ka gisht në këtë grusht shteti, duke e mbështetur këtë edhe tek fakti se Uashingtoni nuk pranon të ekstradojë klerikun Fetullah Gulen, të akuzuar nga presidenti turk si njeriu që ka orkestruar grushtin e shtetit.

Erdogan vazhdon të jetë i zemëruar me faktin se pas grushtit të shtetit, Shteteve të Bashkuara iu deshën katër ditë për të reaguar, madje nuk ishte reagim presidencial, por nga Sekretari i Shtetit.

Tags: Edi RamaerdoganErion VeliajkritikatmemorialiturqiaVOA

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
Next Post
Reagon Pjetri: Pres me padurim procesin e verifikimit të figurës

Reagon Pjetri: Pres me padurim procesin e verifikimit të figurës

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In