Aktualitet

Shqipe Hysenaj në një lidhje? Flet ish-konkurentja e “Për’Puthen”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:16 - 25/05/21 |
mapo.al

Ish-konkurrentë të “Për’puthen” u rikthyen sërish në studio pas disa muajsh. Të parët që u rikthyen sërish në program për të diskutuar në lidhje me çështjet që kanë lënë pezull ishin Tea, Shqipja, Ana Kauri, Fationi, Arbri dhe Arjoni.






Sigurisht, ata u pyetën lidhur me jetën e tyre personale dhe deshi, s’deshi, Shqipja la të kuptohet se dikush i ka vjedhur zemrën. Me siklet të madh, ajo pranoi se është në njohje e sipër me një djalë dhe është drejt rrugës së dashurisë.


Bora: Vazhdon të jesh single apo…?







Shqipja: Uaa ça sikleti!



Tea: Po thuaj po ose jo, s’ka nevojë të tregosh emra.



Shqipja: Jam në një njohje

Tea: Mbarë ishalla, mos paç fatin tim!

Bora: Ok, qenka e lidhur.

Gjatë përballjes me Tean, Shqipja e akuzoi ish-konkurrenten për faktin që ajo ishte bërë shkaku që e përjashtuan nga programi.

Gjatë debatit të fortë, Shqipja bëri një deklaratë të papritur. Ajo tha se Andi, me të cilin Tea doli çift nga emisioni, e ka fryrë kundër Teas.

Gjithashtu Shqipja tha se Andi e ka fryrë dhe kundër Olsës, por nuk preferoi të tregonte se çfarë i ka thënë ai duke u shprehur se nuk flet për një person të tretë. Megjithatë ajo shtoi se sot nuk i beson fjalët që i ka thënë Andi dhe se Tean e fal për çdo fjalë e debat për shkak të moshës.

1


Etiketa: ,

Pas